
Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse për dëmet e shkaktuara në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera që kanë lindur si pasojë e vatrave të zjarrit.
Kështu u shprehën Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çak, gjatë takimit që zhvilluan për masat e marra dhe mobilizimin e strukturave përkatëse për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend.
Po ashtu, ministrat prezantuan një plan masash për reagimin e shpejtë në rast zjarresh. Këtu përfshihen ndërtimi i katër qendrave rajonale të emergjencave civile, rritja e kapaciteteve njerëzore të angazhuara në territor përmes ngritjes së vullnetarëve të Mbrojtjes civile, përfshirja e stërvitjeve dhe programeve për emergjencat civile. Po ashtu, rinovimi i flotës, blerja e dy avionëve zjarrfikës.
Top Channel