Vrau efektivin e “Shqiponjave” që i tha “pse s’mban korsinë tënde”, burg përjetë Azgan Mërnicës

30/07/2025 16:01

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë vendimin e saj për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të Policisë së Shtetit, pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”, N.C.

Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale: Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë, armëmbajtje pa leje dhe drejtim të parregullt të mjetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Bashkisë Fier. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi si një konflikt banal. Azgan Mërnica po drejtonte automjetin e tij me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, kur u ndalua nga efektivi N.C., i cili i tërhoqi vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, pas një debati të ashpër verbal, Mërnica ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje efektivin, i cili ndodhej në detyrë. Pas ngjarjes, i akuzuari u kap nga forcat e rendit pas një operacioni 48 orësh dhe negociatash me familjaret e tij

Top Channel