Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital Abdallah Jaber, palestinezi që jetoi mbi 30 vite në Shqipëri, ndodhet sot në Gaza, në mes të luftës, së bashku me gruan e tij korçare Albina Sadikajn.
Lufta iu mori Ibrahimin e vogël, një nga tre djemtë e tyre. Ndërsa djali tjetër, Ahmedi, që po jeton në Shqipëri është ndarë për së gjalli nga prindërit.
“Nuk kam zemër të flas për Ibrahimin. Ishte një djalë i shkëlqyer. Shumë njerëz më pyesin Abdullah pse qëndron aty në këto kohë të vështira? Unë i thashë Albinës dhe kalamajve ikni se nuk mund ta lë mamin këtu vetëm. Dhe përgjigja normale e një shqiptari ‘asnjëherë nuk të lë vetëm”. Dhe shyqyr zotit jemi bashkë e të bashkohemi në xhenet dhe me Ibrahimin!”, shprehet Abdallah Jaber.
Realiteti aty është tejet i vështirë tregon ekskluzivisht për Top Channel, Abdallah, por forca e optimizmi i kësaj familje është e rrallë me mirënjohje për mbështetjen e treguar nga shqiptarët.
Shtëpia e tyre është bombarduar dy herë dhe qëndrimi i përkohshëm në tendë nuk është i sigurt. Por sulmet nuk janë shqetësimi i vetëm, mbi të gjitha ushqimi, barnat apo kujdesi mjekësor është thuajse i pamundur.
“Thonë që u hap kufiri, po vërtetë e kanë hapur kufirin por për filma jo për ndihma. Ata regjistrojnë hyrjen e mauneve por ushqimet i hedhin në vijën e kuqe ku nuk lejojnë njerëz të kalojnë dot për t’i marr.. po vazhdojnë fëmijët tanë të vdesin nga mungesa e ushqimit!!”, shton më tej ai.
Nën kërcënimin e përditshëm të predhave, familja palestinezo shqiptare nuk humb besimin dhe ka një lutje.
“Duam të mbaroj lufta”, bën thirrje Jaber.
Top Channel