Foto/ “Eja tek ne”! Tifozët në ekstazë pas paraqitjes së Asanit, kërkojnë me ngulm transferimin e yllit shqiptar: Mirë se vjen te klubi më i madh në…

30/07/2025 18:03

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë për një transferim të mundshëm në kampionatin iranian.

Sipas raportimeve nga media lokale, klubi Esteghlal ka shfaqur interes konkret për futbollistin që aktualisht aktivizohet me Gwang-ju FC në Korenë e Jugut.

Asani ishte pjesë e formacionit më të mirë të kampionatit korean, që zhvilloi një ndeshje miqësore luksoze ndaj Newcastle United. Ai u aktivizua në pjesën e dytë dhe kontribuoi në një fitore prestigjioze 1-0 për përfaqësuesen e K-League.

Në fund të ndeshjes, një moment që tërhoqi vëmendje të madhe ishte shkëmbimi i fanellave me Kieran Trippier, mbrojtësin e Newcastle dhe përfaqësueses angleze – një foto që qarkulloi me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nxiti reagime të shumta.

Në komentet që pasuan në rrjet, tifozët e Esteghlalit kanë nisur një “fushatë” entuziaste, duke e ftuar publikisht Asanin të bashkohet me klubin e tyre, një nga më të mëdhenjtë në Iran.

Megjithatë, Gwang-ju nuk duket i gatshëm ta lëshojë lojtarin lehtësisht. Klubi korean kërkon të paktën 1 milion euro për kartonin e tij, ndërsa Asani ka kontratë deri në fund të këtij viti. Kjo mund ta komplikojë disi transferimin, përveç nëse palët arrijnë një marrëveshje të përshpejtuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Karriera e Asanit ka njohur ngritje të vazhdueshme, si me ekipin kombëtar shqiptar, ashtu edhe në Korenë e Jugut, ku është kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit aziatik.

Tani mbetet për t’u parë nëse destinacioni i radhës do të jetë Irani dhe një përvojë e re në radhët e Esteghlal.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel