Që pas 11 majit me rezultatin e humbjes së thellë, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike që ai drejton, nuk do i njohë këto zgjedhje.

Në konferencën e kësaj të mërkure, Berisha u pyet nga gazetarët, nëse Partia Demokratike do të jetë pjesë e parlamentit në legjislaturën e re.

Duke e lënë të hapur mundësinë, gjithçka do vendoset nga forumet tha kreu i PD.

-PD nuk i njeh zgjedhjet, a do jetë pjesë e parlamentit në legjislaturën e re?

“Të gjitha do vendosen nga forumet Partisë Demokratike. Gjithçka do e vendosin forumet”-tha Berisha.

Top Channel