
Reshjet e dendura të shiut të një nate më parë vetëm sa e freskuan pak Velipojën, pasi këtë të martë gjithçka iu rikthye normalitetit.
I vetmi shqetësim janë dallgët, të cilat po i shijojnë më së shumti fëmijët, por janë shqetësim për Angjelin Gjonin, roje bregdetare, i cili gjatë gjithë ditës i këshillon pushuesit të tregojnë kujdes, por pak janë të sensibilizuar.
Në Velipojë, pushuesit nga Kosova vijojnë të jenë më besnikët. Ata shprehen të kënaqur me atë çfarë ofron ky plazh, por edhe me faktin se ndihen si në shtëpinë e tyre.
Operatorët turistikë thonë se risi për këtë vit janë turistët nga vendet nordike, të cilët janë të rinj për bregdetin e Velipojës.
Ndërkohë, në Velipojë, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake po vijon monitorimin e hapësirave publike në plazh, ku këtë të martë një operator turistik përfundoi në prokurori pasi kishte vendosur çadrat në mënyrë të paligjshme.
Top Channel