U konfliktuan për motive të dobëta! Plagoset rëndë një person në Korçë dhe transportohet drejt Tiranës, bie në pranga autori
29/07/2025 09:08
Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave ka agravuar në dhunë fizike mes tyre, ku sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Mësohet se sherri ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit të Korçës.
Pasi e ka goditur me grushte në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga komisariati i policisë së Korçës.
I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Top Channel