
Në këto ditë të fundit të muajit korrik, kur temperaturat zakonisht arrijnë vlera ekstreme, Durrësi është zgjuar me reshje shiu, ashtu si dhe zona të tjera në vend.
Një mëngjes ndryshe ky për pushuesit, por që nuk ka prishur aspak atmosferën në plazh. Përkundrazi, freskia është mirëpritur, duke ofruar një çlodhje të nevojshme nga vala e të nxehtit që përfshiu vendin ditët e fundit.
Pushuesit kanë shijuar plazhin dhe shëtitjet buzë detit.
Reshjet nuk kanë shkaktuar probleme në infrastrukturën turistike. Për shumë vizitorë, kjo është një ditë ndryshe, por po aq e bukur për të shijuar pushimet.
Ndërkohë, parashikimet sinoptike tregojnë për temperatura të larta në ditët në vijim, që pritet të sjellin edhe më shumë vizitorë në plazhet e Adriatikut gjatë muajit gusht.
Top Channel