Katër klube në ndjekje të Armando Brojës, zbulohet shuma që Chelsea kërkon për sulmuesin e Kombëtares shqiptare

29/07/2025 11:15

Chelsea prej kohësh e ka nxjerrë në shitje Armando Brojën, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ka përfunduar në radarët e disa klubeve të njohura europiane.

Deri më tani, interesin më të fortë e kanë shfaqur RB Leipzig, Stuttgart, Parma dhe PSV.

Siç raporton The Athletic, shuma që Chelsea kërkon këtë verë për shërbimet e sulmuesit shqiptar është plot 25 milionë paund.

Përveç Brojës, klubi londinez ka bërë një listë të gjatë me lojtarët që do të largojë këtë verë, në mënyrë që të rikuperojë paratë e humbura në merkatot e mëparshme.

Top Channel