
Gruaja që qëndron pas shpikjes së hula hoop-it dhe luajti një rol të rëndësishëm në bërjen e objektit rrethor në trend, ndërroi jetë në moshën 101-moshën.
Ish-modelja Joan Anderson ishte duke vizituar Australinë, vendlindjen e saj, kur pa grupe njerëzish që rrotullonin rrethe druri rreth belit të tyre. Ajo u magjeps aq shumë, sa që bëri që një nga këto lodra të çuditshme në atë kohë t’i dërgohej në SHBA.
Dokumentari i vitit 2018 “Hula Girl” tregoi historinë e Anderson për atë që ajo e quajti hula hoop, sipas vallëzimit me lëvizje të ijeve nga Haëaii, dhe se si ishin ajo dhe burri i saj që ia treguan lodrën për herë të parë një drejtuesi të një kompanie lodrash.
Lodra vazhdoi të shiste miliona dhe u bë një sensacion global, por çifti mbeti pa u përmendur për rolin e tyre në suksesin e saj. Duke kujtuar takimin me shefin e konglomeratit amerikan të lodrave Ëham-O në fillim të viteve 1960, Anderson tha: “Ne e kemi quajtur hula hoop, duket se ka vlerë, nëse sjell para për ne, do të sjellë para edhe për ju”.
Anderson tha se marrëveshja u bë me një “shtrëngim duarsh prej zotërinjsh” dhe lodra filloi të shitej me shpejtësi të madhe në SHBA. Por në vitet që pasuan, shefi i kompanisë “na mbante pezull”, tha Anderson, dhe çifti ngriti një padi që rezultoi në një marrëveshje financiare modeste e pa njohje zyrtare për rolin e tyre.
Më vonë, ajo përmendej si një ‘mike australiane’ që solli një version të hershëm të hula hoop-it në SHBA. “Kjo më mërziti më shumë se çdo gjë tjetër. Nuk u raportua kurrë saktë. Nuk isha një mike”, është shprehur Anderson në dokumentar.
Top Channel