E rëndë në Fier! 30-vjeçari bashkë me dy adoleshentë kryejnë marrëdhënie me një vajzë të mitur

29/07/2025 12:22

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier, ku tre persona kanë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Polica ka njoftuar sot se është shpallur në kërkim një 30-vjeçar si dhe ka nisur hetimi ndaj dy 15-vjeçarëve, pasi kanë kryer marrëdhënie me një vajzë vetëm 13 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier: -shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 15-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”-njofton policia.

Top Channel