Vrasja në Pogradec/ Autori dyshohet se mbyti gruan me të cilën kishte romancë, më pas ndezi zjarr! Sendet që hodhi në koshin e mbeturinave e nxorën zbuluar

28/07/2025 14:18

Autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçars në Pogradec dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në banesë për të humbur gjurmët.

Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja mbytje dhe dëmtime me mjet prerës. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka gjetur peshqirë dhe kartopeceta me gjak në koshin e mbeturinave afër pallatit ku jetonte viktima, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autori për të zhdukur provat dhe për të pastruar vendin e ngjarjes. Lidhur me dinamikën, dyshohet se autori fillimisht ka vrarë 52-vjeçaren, më pas ka fshirë gjakun duke pastruar vendin e krimit dhe në fund i ka vënë zjarrin ambienteve të shtëpisë.

Kqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përballë pallatit ku ndodhi krimi e kanë ndihmuar policinë të identifikojë dhe të shoqërojë Ilirjan Selmanin. Për të dokumentuar dyshimet ndaj të riut nga Pogradeci, i cili dyshohet se ka patur një lidhje intime me viktimën, policia e ka shoqëruar nga komisariati drejt banesës ku ndodhi krimi për të kryer eksperimentin hetimor. Autori i dyshuar i ngjarjes, pas daljes nga banesa, ka mohuar ta ketë kryer ai krimin. Ndërkohë, policia po vijon hetimin për të zbardhur motivin që shtyu të riun nga Pogradeci të vriste partneren e tij.

Top Channel