
Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë në një kazino në Nevada, SHBA.
Sulmi ndodhi në Grand Sierra Resort, siç raporton CNN, duke specifikuar se autori i dyshuar është midis të plagosurve.
Departamenti i Policisë së Renos konfirmoi se autori i dyshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte në paraburgim.
Dëshmitarët e panë atë duke ecur nëpër parking pak para të shtënave.
Sipas CNN, duke cituar një oficer policie, arma u bllokua pasi ai filloi të qëllonte.
“Po përpiqemi të përcaktojmë se çfarë ndodhi”, tha kryebashkiaku Hillary Seavey për Reno Gazette Journal.
Qyteti i Renos është i dyti më i populluar në shtetin e Nevadës, pas Las Vegasit dhe është gjithashtu i famshëm për kazinotë e tij.
Top Channel