TCT ofertë për maturantët, Tirana College of Technology me 4 programe të reja në ciklin bachelor

28/07/2025 20:20

Pas një eksperience 10-vjeçare në arsimin e lartë, Kolegji Profesional i Tiranës, Tirana College of Technology i fokusuar vetëm në formimin e teknikëve të lartë përmes programeve dy vjeçare, me strukturimin dhe kthimin në kolegj universitar, do të ofrojë për maturantët shqiptarë edhe katër programe të reja në ciklin Bachelor.

Prej 29 korrikut në listën e zgjedhjes së programeve të studimit në portalin U-Albania do të shpaloset një ofertë e re akademike me mundësi studimi në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Civile dhe Inxhinieri SoftWare,

 “Pas një eksperience 10-vjeçare në formimin profesional, Kolegji Profesional i Tiranës ka kaluar në një stad të ri, në Tirana Collage of Technology, duke ofruar katër diploma të reja të nivelit të gjashtë të diplomave, pra të nivelit bachelor në fushën e Inxhinierisë elektronike, në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, inxhinierisë mekanike dhe inxhinierisë softëare. Të gjitha këto janë bazuar në eksperiencën 10-vjeçare që ka ky institucion, së pari; së dyti në stafin akademik me një formim profesional dhe akademike të konsiderueshëm, duke kombinuar stafin e ri që vjen nga formimi brenda dhe jashtë vendit, dhe me stafin me përvojë të universiteteve publike dhe jopubklike në Shqipëri, dhe së treti, me nivelin e lartë dhe mjaft të pasur të laboratorëve që ka në institucionin tonë. E fundit që është mjaft e rëndësishme, është bashkëpunimi i këtij institucioni me biznesin privat në Shqipëri, ku studentët tanë kryejën praktikat profesionale. Një numër i madh i studentëve të diplomuar, deri tani, dhe kjo është premisë për të ardhmen, janë të punësuar si në tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm në fushat përkatëse që ne i kemi diplomuar”, u shpreh rektori i TCT, Andonaq Londo Lamani.

Rrugëtimi i ri i Tirana College of Technology vjen pas një dekade të suksesshme në arsimin e lartë profesional. Që prej 2015-ës, ky kolegj ka diplomuar më shumë se një 1000 studentë, të cilët jo vetëm kanë zënë vendin e tyre në tregun shqiptar të punës dhe atë europian, por kanë themeluar dhe sipërmarrjet e tyre.

 “I ftoj të gjithë maturantët, në këtë vit akademik, të zgjedhin Tirana College of Technology, pasi teknologjia dhe novacioni jasnë fushat prioritare në zhvillimin ekonomik të vendit dhe të rajonit”, përfundoi rektori i TCT.

Kalimi në kolegj universitar e fut historinë 10-vjeçare të Kolegjit Profesional të Tiranës në një stad të ri zhvillimi, kryefjala e të cilit do të jetë teknologjia, lidhja e ngushtë me industrinë, sjellja e praktikave më të mira profesionale përmes punës në laboratorët më cilësorë.

 

 

Top Channel