Sherr me thikë në Londër, dy viktima dhe dy të plagosur

28/07/2025 21:01

Një incident i përgjakshëm me dy viktima ndodhi të hënën në qendër të Londrës, kur katër persona u sulmuan me thikë në një biznes në Long Lane të Londrës.

Sipas një deklarate nga Policia Metropolitane, forcat policore nxituan në vendngjarje pak pas orës 13:00. Një burrë 58-vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa tre të tjerë u dërguan në spital.

Sipas Sky Neës, një burrë 27-vjeçar ishte midis të plagosurve, i cili më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra. Një burrë rreth moshës 30 vjeç, është në spital jashtë rrezikut, ndërsa një tjetër është arrestuar në lidhje me rastin dhe po lufton për jetën e tij, pasi pësoi lëndime të rënda.

Sipas oficeres kryesore të Degës së Krimit të zonës, Emma Bond, “hetimi është ende në një fazë të hershme dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti tronditës”.

Ajo sqaroi se nuk ka asnjë tregues se ky është një akt terrorist dhe se nuk ka rrezik të mëtejshëm për publikun.

Top Channel