
Mbrëmjen e kaluar qendra e qytetit të Kavajës u kthye në një skenë të hapur humori dhe argëtimi.
Spektakli “Verë dhe Portokalle” mblodhi qindra qytetarë të moshave të ndryshme, në një mbrëmje plot të qeshura dhe hare.
Aktorët e njohur të “Portokallisë”, me personazhet e tyre ikonike, trajtuan përmes humorit temat më aktuale të shoqërisë, me ironi dhe finesë, duke rikthyer atmosferën e dashur që i bën ata më të preferuarit e humorit shqiptar.
Ndalesa në Kavajë është pjesë e turit veror të spektaklit, që ka rrëmbyer zemrat e publikut duke i dhuruar edhe trupës emocione të bukura.
Spektakli vazhdon udhëtimin në qytete të tjera, duke dhuruar argëtim, ashtu siç e kërkon kjo stinë. Ndalesa e radhës është Bulqiza.
Top Channel