“Nuk dimë gjë kush…”/ Deklaratat kontradiktore të autorëve të dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit në Fier

28/07/2025 14:05

Autorët e dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit në Fier kanë dhënë deklarata të ndryshme në gjykatë.

“Deklaratat e bëra prej tyre këto ditë ishin shumë kontradiktore me çfarë deklaruan sot në procesin gjyqësor para gjykatës. Sot mohuan plotësisht përfshirjen në vrasje. Ata thonë ‘nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne e gjetëm të vdekur”, shprehet për mediat avokati Kastriot Dyrmishi.

Emanilda Rama (vajza e viktimës), Valbona Rama (bashkëshortja e tij), dhe Çlirim Dogani u lanë sot në burg. Të tre akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit, i cili fillimisht u paraqit nga familjarët si një vdekje natyrale.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Top Channel