
Komisioni Evropian propozoi sot pezullimin e financimit për bizneset e reja izraelite për shkak të situatës katastrofike humanitare në Gaza.
“Edhe pse Izraeli njoftoi një armëpushim humanitar ditor në Gaza dhe ka mbajtur disa nga angazhimet e tij, situata mbetet serioze”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.
Ministria e Jashtme Izraelite tha sot se një rekomandim nga Komisionerët Evropianë për të kufizuar pjesëmarrjen e Izraelit në programin e financimit të kërkimit Horizon të Bashkimit Evropian është “i gabuar, për të ardhur keq dhe i pajustifikuar”.
“Izraeli do të punojë për të siguruar që ky rekomandim të mos miratohet nga Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së”, tha Ministria e Jashtme në një postim në platformën X.
Top Channel