Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

28/07/2025 19:46

Të tjera dëshmi dalin në lidhje me ngjarjen e shëmtuar të ndodhur përgjatë mbrëmjes së të shtunës në një prej njësive hoteliere, në Vlorë ku u dhunua një kamerier në krye të detyrës, teksa në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një efektiv policie.

Një dëshmitar okular në vendngjarje ishte menaxheri i hotelit ku ndodhi konflikti i shëmtuar

Për tu mbrojtur, efektivi dhunues ka zgjedhur një avokat që mbulon çështje të nxehta, kujtojmë që Kujtim Cakrani është edhe avokati i ish-presidentit Ilir Meta.

Këtë herë për të mbrojtur klientin polic ai zgjedh t’ia hedhë fajin mikut të Arben Isufit, ndonëse pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit e tregojnë qartë që është ish-shefi i qarkullimit ne Vlore  dhunuesi i kamerierit. Ndërsa ka publikuar edhe disa pamje në rrjetet e tij sociale pas konflikitit që ndodhi me 18-vjeçarin.

Ndërkohë që ngjarja duket të ketë lënë gjurmë tek kamerieri i dhunuar, Ron Balaj.

18-vjeçari nuk është paraqitur me në vendin e punës dhe njerëz afër tij thonë se ai po përjeton momente jo të mira psikologjike për shkak edhe të përmasave që mori ngjarja, por edhe tentativave të vazhdueshme për ta manipuluar atë.

 

 

 

Top Channel