
Avokati i policit që dhunoi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj teksa ishte duke punuar në një lokal në Vlorë, ka publikuar pamje të tjera ku sipas tij dëshmojnë dhunën që i është bërë klientit të tij pas ngjarës së rëndë.
Sipas tij klienti i tij është dhunuar nga 15 veta pasi ka ‘qëlluar me dy shpulla fëmijën’, thotë ai. Në këto pamje ai pretendon se shihet qartë kur polici është dhunuar nga 15 persona, dhe se këta të fundit madje sipas tij janë dhe të evidentueshëm në këto pamje.
Pamjet e postuara prej avokatit që mbron policin që dhunoi një të ri në vendin e punës pa shkak, në fakt nuk duken qartë, por shfaqet në cep të videos një moment përplasjeje apo tensioni mes disa personave.
Avokati Kujtim Cakrani, në këtë reagim nuk thotë asnjë fjalë për dhunimin që klienti i tij polic i ka bërë të riut që po punonte, por thotë klienti i tij Ardian Isufi, është dhunuar jashtë ambienteve të lokalit dhe se përgjegjësit do të përballen me ligjin.
Në një reagim pak më herët ai tha se polici nuk e ka dhunuar kamerierin, por i ‘ka futur dy shpulla’ dhe se sipas tij kjo sjellje nuk justifikon që më pas klienti i tij të dhunohej.
Reagimi i plotë i avokatit:
Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambientet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.
Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qenë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.
Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht është fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.
Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat i policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.
Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.
Top Channel