
Sotiraq Teço, kushëriri i viktimës, ka dhënë detajet për të cilat ai është në dijeni, rreth vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec.
Ai tregoi se viktima jetonte e vetme, teksa fillimisht ka mednuar që ka ndërruar jetë motra e saj.
“Nuk di gjë, nuk ndërhyj dot në gjëra që nuk më lejohet. Kozeta jetonte e vetme kohët e fundit. Unë kam 20 vite që kam ikur, tre ditë kam që u ktheva nga Anglia. Isha në Niçë, zbrita nga atje, u lajmëruam dhe po vijnë e familjarë të tjerë. Nuk e dija që bëhej fjalë për Kozetën, e dija sikur bëhej fjalë për motrën e madhe se ajo njëherë e ndarë. Për këtë nuk di gjë. Sa i përket kësaj ngjarje, e di shteti. Unë jam me shtetin, të japë drejtësi”, tha ai.
Nga ana tjetër edhe fqinji i Kozeta Teços ka deklaruar se nuk e ka parë kur është larguar.
“Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni. Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh. Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë”, është shprehur fqinji i viktimës.
Top Channel