‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

27/07/2025 19:23

Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve.

Po ashtu dhe në fshatin Sasaj në afërsi të Lukovës është aktivizuar një vatër e madhe zjarri e cila rrezikon seriozisht banorët e fshatit. Emergjencat civile, zjarrfikësit e Himarës si dhe policia janë në terren për largimin e banorëve që rrezikojnë por dhe për gjënë e gjallë (bagëtitë) era e fortë favorizon flakët, terreni është mjaft i vështirë dhe bimësia e dendur.

Top Channel