Rikonstruksioni i rrugës “Egnatia”/ Plani në Peqin për të afruar turistët, do të rivitalizohet edhe kalaja

27/07/2025 19:53

Peqini, një zonë kryesisht bujqësore, aktualisht nuk ka shumë për t’i ofruar turizmit shqiptar. Por historia e këtij qyteti flet shumë.

Një nga segmentet më të rëndësishme të rrugës Egnatia kalon në Peqin dhe, për të nxitur interesin e turizmit kulturor e historik, Bashkia e Peqinit ka nisur rikonstruksionin e rrugës Egnatia.

Kësaj pakete pritet t’i shtohet revitalizimi i kalasë dhe padyshim kulinaria e pasur e zonës. Fermerët peqinas vijojnë të konkurrojnë me produktet e tyre cilësore.

Krahas inaugurimit të rrugës Egnatia dhe panairit agroushqimor, një koncert festiv u organizua si simbolikë për çeljen e sezonit turistik edhe në Peqin.

Top Channel