“Marrëveshja tregtare SHBA-BE, hap pozitiv”, Meloni skeptike: Duhen parë detajet!

27/07/2025 20:51

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar pas marrëveshjes së arritur SHBA-BE.

Sipas saj është pozitive që BE ka arritur një marrëveshje me SHBA-në, por duhet të shohë detajet, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Italia është ekonomia e tretë më e madhe e BE-së.

Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti marrëveshjen si “marrëveshjen më të madhe të arritur ndonjëherë” dhe shtoi se Uashingtoni po shqyrton marrëveshje me “tre deri në katër vende të tjera”.

Pas takimit me Trump, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi se do të ketë tarifa amerikane prej 15% për mallrat nga Evropa në të gjitha nivelet.

Uashingtoni më parë kishte kërcënuar me një normë tarifore prej 30%.

Marrëveshja përfshin gjithashtu premtime për investime dhe blerje energjie me vlerë miliarda dollarë nga Brukseli.

Top Channel