
Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë, pasi ka kanosur me thikë një person dhe më pas e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar automjetin.
Sipas asaj që raporton policia, 21-vjeçari me inicialet M.B., banues në lagjen nr. 3, Sarandë, është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel