Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së dielës në Shkodër, ku trupi i pajetë i një 26-vjeçari është gjetur në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 18:40, Salla Operative e Drejtorisë Rajonale të Kontrollit të Mjedisit Shkodër njoftoi për praninë e një kufome në liqen, në afërsi të zonës së Shirokës. Trupi është konstatuar nga disa peshkatarë, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Viktima është identifikuar si shtetasi I. L., 26 vjeç, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë vuajtur nga depresioni. Nga ekzaminimet paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, duke shtuar dyshimet se mund të bëhet fjalë për një akt vetëvrasje.

Policia dhe grupi hetimor nga Komisariati i Shkodrës po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Top Channel