
Arjan Konomi, kandidati për deputet i Adriatik Lapajt, i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani, pas akuzave të hedhura ndaj njëri-tjetrit ditët e fundit.
Në një intervistë për “Exclusive” në Top Channel, Konomi thotë se është absurde fakti që mund ti ketë dhënë lekë Shabanit. Më tej argumenton se ‘boll para ka shpenzuar për fushatën’.
“Mbasi mbaroi kjo, filluan ‘hajde gjejmë një zgjidhje’. E kupton? Vinte Arjan Konomi ‘jo po sa lekë do ai’, e të tjera… nuk shesin njerëzit dinjitetin“, kështu u shpreh Shabani për Konomin gjatë intervistës për gazetaren Kristi Gongo.
Arjan Konomi u përgjigj duke thënë “Si mund të shpifë njeriu gjëra të tilla?! Unë po ofroj para? Para përse? Boll kam shpenzuar (qesh). Ti ofroj para Zeqirit? Është absurde! Pastaj çfarë është kjo? Unë nuk jam as oligark, as biznesmen, që të kem dhe para, se Zeqiri kërkon para shumë ndoshta. Nuk kërkon një biletë për Antalyia. Unë i kam mesazhet me Endrin, i kam thënë ‘do të bëhesh deputet? Do të mbështes, të flas me Adritaikun’ dhe i kam folur gjera politike që të kënaqë egoizmin e Endrit në mënyrë që të arrinim një marrëveshje politiken dhe Zeqiri të tërhiqej. Unë i kam thënë që nuk e kemi bërë këtë sakrificë… i jam lutur, përgjëruar, i kam kërkuar, kam dhjetëra mesazhe për t’i kërkuar që të arrihej një përfundim. Duke i ofruar gjëra politike, absolutisht para jo.”
Top Channel