Këngëtarja Orinda Huta flet për humbjen e babait në ‘Goca dhe Gra’: Më mungon shumë, do i thoja se… 25/11 21:21
Verë dhe Portokalle u ndal në qytetin e bukur të Belshit. Një performancë e shkëlqyer e aktorëve mbajti mbërthyer publikun deri në orët e vona të natës.
Një rrugëtim që nisi në mes të verës ndezi temperaturat e çdo qyteti duke mbledhur në sheshe mijëra njerëz. Tashmë pjesë e çdo familje shqiptare, portokalli dhuron buzëqeshje, jo vetëm nga ekrani i vogël i TV, por më pranë publikut në çdo qytet.
Emocione, energji, të qeshura pafund e padyshim një kujtim stampuar ne fotografi me aktorët e preferuar.
Të rritur e fëmijë mezi presin që Verë dhe Portokalle të stacionohet në qytetin e tyre, tashmë jo vetëm në qendrat e mëdha, por kudo ku ka shumë dashuri.
Top Channel