Sot dita më e nxehtë! Temperaturat deri në 44 gradë celsius, por sinoptikania jep lajmin e mirë për ditët në vijim  

26/07/2025 13:42

Sot parashikohet të jetë dita më e nxehtë teksa termometri do të shënojë 43 deri në 44 gradë celsius.

Sinoptikania nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak Besa Sherollari, tha se kjo është ditë ku duhet treguar kujdes, por shtoi se lajmi mirë vjen nga dita e nesërme ku temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe në vijim, termometri nuk do t’i kalojë 37-38 gradë celsius.

“Temperaturat pritet që sot të shkojnë në 43 gradë celsius, lokalisht 44, por lajmi i mirë është që nga dita e nesërme presim një tërheqje të këtyre temperaturave dhe termometri nuk do t’i kalojë më shumë se 37-38 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe bregdetare”, tha Sherollari.

Top Channel