Aksioni i policisë së shtetit dhe BKH, pas 7 masave të sigurisë, sekuestrohen edhe dy automjete luksoze

26/07/2025 14:57

Policia e shtetit dhe agjentë të BKH kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme një aksion të shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Palasë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, janë lëshuar shtatë masa sigurie për persona që dyshohet të përfshirë në çështje të trafikut të drogës.

Aksioni është iniciuar pas informacioneve të dala nga përgjimet në aplikacionin SKYECC.

Ndërkohë sot mësohet se janë sekuestruar edhe dy automjete luksoze.

Top Channel