
Mbrojtësi i kombëtares franceze dhe Interit Benjamin Pavard dhe ish-miss e lindur në Gjakovë dhe e rritur në Francë, Kleofina Pnishi i kanë dhënë fund beqarisë fundjavën e kaluar.
Ata se më në fund janë bashkuar për jetën. “Sapo u martuam – Zoti dhe Zonja Pavard”, shkruan ata me gëzim në një postim të përbashkët në Instagram.
Ishte pikërisht midis Ravellos dhe bregut të famshëm amalfitan, përballë detit Tirren, që çifti vendosi të festojë dashurinë e tyre. Festimet nisën me një martesë civile në një abaci të rrënuar në Ravello, vijuan me një ceremoni madhështore fetare në abacinë benediktine të Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni, dhe përfunduan me një brunch elegant të nesërmen në kopshtet e varura të Giardini del Fuenti.
Pjesë e dasmës së tyre ka qenë edhe muzika shqiptare. Në një video të publikuar në internet, të dy shihen teksa kërcejnë ndërkohë që në sfond është vendosur kënga “Baresha”, e kënduar nga Nexhmije Pagarusha. Fillimisht Keonifa e më pas edhe Benjamin shihen teksa bëjnë shqiponjën, ndërkohë që janë ngritur nga karriget e tyre për të kërcyer.
Familjarë të afërt, miq dhe disa bashkëlojtarë ishin të pranishëm në atë që shumëkush e konsideron tashmë si një nga ngjarjet më glamuroze të vitit. Fotot e ndara në Instagram treguan atmosferën e ngrohtë, të mbushur me shikime plot kuptim, të qeshura dhe momente kërcimi të paharrueshme.
E dashuruar pas modës, Kleofina Pnishi e shndërroi dasmën në një festë të krijimtarisë dhe emocioneve. Gjatë këtyre tre ditëve, ajo veshi gjashtë fustane nga stilistë të ndryshëm, të gjithë simbolikë.
View this post on Instagram
Top Channel