
“Çesma e Vidhajt “ në Gjerbës të Mallakastrës është i vetmi burim natyror furnizimi me ujë për 120 familjet e këtij fshati.
Edhe pse të rrethuar nga burime e rezervate uji, banoret prej më shumë se tre dekadash, vuajnë mungesën e këtij shërbimi jetik në përditshmërinë e tyre. Ndër vite janë bërë dy investime që kanë mundësuar shtrirjen e rrjetit ujësjellës në çdo shtëpi, por uji në çezmat e këtyre banorëve nuk ka mundur të arrijë.
“Në këto kushte jemi të detyruar të mbushim ujë me bidona në burimin e vetëm të fshatit është dy kilometra larg”, shprehet një banor.
Dikush me gomar dhe dikush me automjet, e nisin ditën duke zënë radhë për ujë dhe ky është ritual i përditshëm dy apo tre herë në ditë, duke na e vështirësuar së tepërmi jetesën thonë ata.
“Nuk mu ndanë bidonat nga supet…”, shprehet një e moshuar e zonës.
Ndërsa sigurimi i ujit paraqitet si një sfidë e ngjashme me atë të kohëve primitive, banorët e këtij fshati thonë se përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike, mungesa të sistemit vaditës, por edhe rrugë të pashtruara. Gjerbësi thonë ata është lënë në mëshirë të fatit.
Top Channel