“Mos vish shumë të shkurta thotë”/ Kiara tregon “kritikat” e Luizit: Nëse më thotë ndërro veshjen…

25/07/2025 08:44

Kiara Tito ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale në “Pushime on Top”.

Ajo ka folur për stilin e veshjes, teksa u shpreh se partneri i saj, Luiz Ejlli, e kritikon shpesh.

“Luizi më kritikon shumë për veshjen, mos vish shumë të shkurta thotë. Nuk e zbatoj kur më thotë ndërroje veshjen. Përtej shakave ai gjithmonë më vlerëson shumë për mënyrën se si vishet, se edhe jashtë ndërhyjmë në stilin e veshjes.

Tani më pak sepse e ka fituar atë stilin. Gjatë periudhës së shtatzënisë vishja bluzat e Luizit se ai i ka Xl, por tani vishem dhe fle me pizhame. Jam një grua shumë e mërzitshme”, u shpreh Kiara Tito.

Top Channel