Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Janë gjetur dhe asgjësuar 190 bimë narkotike në fshatin Çipkallë në Fier.
Për pasojë është arrestuar një 41-vjeçar, si i dyshuar për mbjelljen e bimëve në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim fshehjen.
Njoftimi:
Fier/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjenden në një parcelë në fshatin Çipllakë, 190 bimë narkotike.
Arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar bimët në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim fshehjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve intensive dhe hetimeve me metoda proaktive, që vijojnë të kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, në territorin e fshatit Çipllakë, njësia administrative Libofshë, u gjet një parcelë me 190 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin L. T., 41 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpëmjet djegies.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel