Katër helikopterë dhe mbi 120 forca zjarrfikëse në fshatrat e Delvinës, Vengu: Orët në vijim pritet të jenë të vështira, shkak temperaturat e larta

25/07/2025 20:53

Katër helikopterë janë angazhuar me fluturime të pandërprera në tre fshatrat e Delvinës, për të kufizuar perimetrin e flakëve, ndërsa mbi 120 forca po operojnë në terren për të orientuar dhe mbështetur banorët të Pfshatrave Vergo, Palavli dhe Kopaçëz.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu bën me dije se “duhet të sigurohemi që mbrëmja të kalojë sa më e sigurt për ta, ndërsa mbetemi në gatishmëri të plotë, pasi orët në vijim pritet të jenë të vështira për shkak të temperaturave të larta”.

“Shefi i Komisariatit të Delvinës ka ndërhyrë për të ndihmuar banorët në kushte shumë të vështira, duke kryer një akt të vërtetë heroik. Ai është lënduar gjatë operacionit dhe po merr ndihmën shëndetësore në spital. I urojmë shërim të shpejtë dhe jemi mirënjohës për guximin e treguar çdo efektivi. Falenderime të veçanta për forcat zjarrfikëse, Policinë e Shtetit dhe partnerët tanë që po na ndihmojnë në këtë situatë të vështirë”, shkruan Vengu.

Top Channel