
Arrestohet një 27-vjeçari i cili ishte në kërkim nga policia e Elbasanit.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, i kanë marrë 100 mijë euro një shtetasi tjetër.
“Ndalohet shtetasi S. R. (H)., 27 vjeç, i cili u kap në zonën e quajtur “Allias”, pasi kërkohej nga Policia e Elbasanit, i akuzuar se më datë 31.04.2024, në bashkëpunim me 3 shtetas, nëpërmjet mashtrimit, i kanë marrë 100 000 euro, shtetasit F. Rr.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu është arrestuar edhe një 42-vjeçar në kryeqytet pasi akuzohet se iu merrte shtetasve, 300 000-400 000 lekë parapagesa, duke i mashtruar se do të kryente për llogari të tyre, punime me duralumin.
Top Channel