E rëndë në Vlorë! Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, aksidentohet 36-vjeçari! Ndërron jetë pasagjeri 9-vjeçar

25/07/2025 07:51

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 9-vjeçari në Vlorë.

Shoferi 36-vjeçar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me bordurën në aksin Palasë-Dhërmi, teksa rezultoi se ai ishte i dehur.

I plagosur si pasojë e përplasjes ka mbetur edhe një 20-vjeçar, i cili është i shtruar në Spitalin e Traumës.

36-vjeçari është arrestuar nga policia për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftojnë blutë.

Top Channel