
Një aeroplan me rreth 40 pasagjerë është zhdukur në rajonin Amur të Rusisë, siç raportuan mediat lokale.
“Një aeroplan An-24 i Angara Airlines nuk arriti të kontaktojë pikën e kontrollit disa kilometra larg Aeroportit të Tyumenit”, tha një burim për TASS.
Sipas shërbimeve të emergjencës, aeroplani kishte 40 pasagjerë, përfshirë 2 fëmijë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Guvernatori i rajonit të Amurit, Vasily Orlov, megjithatë, tha në një deklaratë se Antonov mbante 43 persona, përfshirë 5 fëmijë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.
“Sipas shërbimeve të emergjencës, një aeroplan pasagjerësh An-24 që fluturonte nga Blagoveshchensk në aeroportin e Tyumenit u zhduk nga radari sot. Të gjitha mjetet e nevojshme janë vendosur për të kërkuar aeroplanin”, shkroi guvernatori rajonal në kanalin e tij Telegram.
Agjencia tha se nuk kishte shenja se aeroplani po përjetonte ndonjë problem në ajër.
Top Channel