Iu gjet në banesë municion luftarak, Gjykata e Elbasanit vendos “detyrim paraqitje” për vëllanë e deputetit të PS-së

24/07/2025 10:53

Gjykata e Elbasanit vendos detyrim paraqitje për Denis Hasallen dhe Bledar Çullhajn.

Dy personat, gjatë kontrollit që prokuroria e policia kryen në banesën e tyre, në kuadër të hetimeve për inceneratorin, iu gjetën armë.

Denisa Hasalla, vëllai i deputetit Sajmir Hasalla mban detyrën e drejtorit të kabinetit në Bashkinë Peqin ndërsa bashkëshortja e Bledar Çullhajt po ashtu kishte funksion në bashkinë e Peqinit.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, e cila kërkoi detyrim paraqitje.

Në vendimin e Gjykatës thuhet:

Ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur në prova që të arrestuarit kanë konsumuar elementet e veprave penale të sipërcituara;

Nuk ka shkaqe padënueshmërie lidhur me moshën dhe përgjegjshmërinë e të arrestuarit si dhe nuk ka shkaqe të shuarjes së veprës penale;

Ekziston rreziku që personat nën hetim t’i shmangen hetimit.

Top Channel