Vijojnë sulmet ruse në prag të negociatave, 220 mijë ukrainas mbeten pa energji elektrike

23/07/2025 16:56

Një sulm me dronë rus në një termocentral në rajonin Sumy të Ukrainës veriore ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për 220,000 konsumatorë, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Puna e riparimit në rajonin Sumy vazhdon gjithë ditën e sotme pas sulmit me dron rus”, shkroi ai në një postim në aplikacionin Telegram, duke shtuar se energjia elektrike është rikthyer në shumicën e zonave të prekura.

Kujtojmë se sot në Turqi Rusia dhe Ukraina do të mbajnë raundin e tretë të negociatave, në përpjekje për të arritur një marrëveshje që do t’i japë fund luftës 3-vjeçare midis dy shteteve.

Takimi mes dy palëve do të udhëhiqet nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

 

Top Channel