
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për çështjen e abuzimeve me tenderat publikë, ku ndër të akuzuarit ishte edhe ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato.
Qato u shpall fajtore për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe u dënua me 6 muaj burg, i cili u pezullua dhe u zëvendësua me shërbim prove për 6 muaj, si dhe ndalim për të ushtruar funksione publike për një vit.
Për të njëjtën akuzë, u shpallën fajtorë edhe Simon Prendi dhe Erdit Salillari, të cilët gjithashtu u dënuan me 6 muaj burgim me pezullim dhe u detyruan të kryejnë 60 orë punë në interes publik brenda 6 muajve. Salillarit, njësoj si Qatos, iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një vit. Ndërkohë, 7 të pandehur të tjerë u shpallën të pafajshëm.
Top Channel