
Pas shpalljes se pretencës nga SPAK për dosjen sterilizimi ka nisur mbrojtja e të pandehurve të cilëve iu pranua gjykimi i shkurtuar duke veçuar reshtjen nga ish-ministri Ilir Beqaj.
Gjatë fjalës së tij Saimir Kadiu ish-drejtor ekonomik i ministrisë së shëndetësisë kërkoi të shpallet i pafajshëm duke deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë shpërdorim detyre që pretendon SPAK, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Për këtë ai i kërkoi gjykatës t’i tregojë dhe një anekdotë.
“Lexova një anekdotë para ca ditësh, mori flak pylli dhe u mblodhën gjithë kafshët thanë po na dënon zoti se kemi bërë shumë mëkate, luani tha unë prsh kam ngrenë shumë prej jush, ujku e dhelpra po ashtu, pastaj i erdhi rradha gomarit dhe tha që pashë një lëndinë me bar të gjelbër dhe vajta e hëngra, të gjitha kafshët thanë ky është gabimi më i rëndë dhe dënuan gomarin”, tha ai.
I pyetur nga gjykata pse e tha këtë anekdotë, ish-zyrtari u shpreh: Kërkoj mos jem unë gomari!
Top Channel