Plagosja e 24-vjeçarit pas sherrit në Vlorë, autori ende në arrati
23/07/2025 07:25
Mbrëmjen e djeshme një 24-vjeçar në Vlorë mbeti i plagosur me thikë.
Autori i dyshuar ësht♪7 në arrati, teksa policia vijon punën për kapjen e tij.
“Rreth orës 21:00 më 22.07.2025, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vjeç“, njoftojnë blutë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.
Top Channel