
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrjba, për ndryshim të masës së sigurisë.
Një ditë më parë ai paraqiti zyrtarisht këtë kërkesë, e cila më pas iu refuzua.
“Kërkuesi Jurgis Çyrbja me datë 22.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në një masë më të lehtë.”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 228, 229, 230, 238 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 503, datë 23.07.2025, vendosi:
1Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të pandehurit Jurgis Çyrbja, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vazhduar me Vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, miratuar me Vendimin nr. 58, datë 18.11.2024 të
Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organziuar”, si të pambështetur në ligj dhe prova”, thuhet në njoftim.
Top Channel