Arrestohet gjatë tentativës për të vjedhur me dhunë, një shumë parash, në një banesë në Farkë, një 49-vjeçar.

Sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, shuma e parave. Nga hetimet rezultoi se 49-vjeçari kishte vjedhur sende me vlerë, në një banesë tjetër, në të njëjtën zonë, 4 ditë më parë.

Pas njoftimit se në një banesë në Farkë, një shtetas kishte hyrë për të vjedhur, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Zona”, u kap në flagrancë autori, shtetasi L. D.(H.)., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se ai kishte vjedhur sende me vlerë, në një tjetër banesë në Farkë, më datë 19.07.2025.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel