Merel Bos është turistja holandeze që humbi jetën sot në Gjirin e Filikurit në jug të vendit.

23-vjeçarja me shtetësi holandeze, e cila ndodhej në shoqërinë e miqve të saj ka rrëshqitur aksidentalisht ndërsa shoku i saj e mbante me dorë, por nuk ka mundur dhe i ka rrëshqitur duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare Forcat zjarrfikësit dhe një ambulancë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e vështirë shkëmbore.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, po ashtu dhe 18-vjeçare ka marrë plagë nga rënia e gurëve por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistët e pranishëm në zonë janë ndihmuar për t’u larguar në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Gjiri i Filikurit është një ndër plazhet e frekuentuara nga turistë në zonën e Vlorës, i cili mund të frekuentohet vetëm duke zbritur me litarë përmes shkëmbinjve.

Top Channel