
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit Alqi Bllako duke rikthyer dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës gjykatë.
Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimimin e vetë të pandehurit, lidhur me vendimin nr. 22, datë 11.03.2025, të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO.
Në përfundim, Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë, duke urdhëruar dërgimin e akteve për rigjykim në një kolegj tjetër të së njëjtës gjykatë.
GJKKO e kishte dënuar Bllakon me 4 vite burg, dënim i cili u ul nga gjykimi i shkurtuar në 2.8 vite.
Top Channel