Nuk ishin prokurorët e SPAK, por agjentët e BKH të deleguar prej tyre që vizituan në qeli Erion Veliajn dhe i komunikuan katër akuzat.

Veprat për të cilat Veliaj do gjykohet janë korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e telefonit në burg.

Episodi i fundit ju ngarkua mbasi ka dyshime që ai përdori telefonin gjatë kohës që po shoqërohej në gjykatë e për këtë shkelje është vënë nën akuzë edhe efektivi i policisë.

Por dosja do të dorëzohet në gjykatë në 24 shtator dhe e gjithë kjo kohë do të jetë në dispozicion të Veliajt dhe të akuzuarve të tjerë për të depozituar prapësimet dhe parashtrimet e tyre.

SPAK po vijon komunikimin e akuzave edhe gjashtë biznesmenëve të marrë të pandehur për korrupsion. Ndërkohë që listës, veç efektivit që ndihmoi me telefon kryebashkiakun, i është shtuar edhe biznesmeni Mirton Lika që dyshohet për fshehje pasurie.

Në dosje nuk mungon edhe bashkëshortja e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa, e cila si përherë hyri dhe doli nga SPAK në heshtje.

Top Channel