
Aulon Kalaja kërkon reagimin e SPAK edhe për mënyrën se si u numëruan votat në Durrës, ku ai ishte kandidat në zgjedhjet e 11 majit për Koalicionin e Partisë Demokratike.
Si veprim të parë, Kalaja i sugjeron SPAK të sekuestrojë kutitë, sepse sipas tij, krimi zgjedhor ka vijuar edhe pas votimeve.
“Rezultati im u ul me 105 diferenca, KAS vendosi në mënyrë të çuditshme që të ndërpresë numërimin, kur në Tiranë e Fier u rinumëruan të gjitha kutitë, për Durrësin u ndërprenë. Në KAS kam dorëzuar 8 prova të reja. Mendoj që kishin detyrë të vijonin rinumërimin dhe të rifereruar material për t’ia vendosur SPAK. KAS mendon se është gabim njerëzor, unë mendoj që është krim zgjedhor. Ndaj erdha sot në SPAK. Kam kërkuar që votat të rinumërohen me pamje filmike. Nëse shohim votat me pamjet filmike shohim manipulimin e saj. Kam kërkuar që SPAK të analizojë ngjyrën e rezultatit se si janë prishur votat e mia”, tha Kalaja.
Beteja tjetër e Kalasë nuk është penale, por, siç njoftoi ai, pritet të mbahet në Gjykatën Kushtetuese.
Kallëzim Penal Aulon Kalaja – 326 dhe 333a KP Kallëzim Penal per KAS – Aulon Kalaja
Top Channel