Vijon të digjet mali në Dukat të Vlorës, shërbimet zjarrfikëse në ‘luftë’ për lokalizimin e flakëve

21/07/2025 11:13

Vijon prej ditësh zjarri në malin e fshatit Dukat të Vlorës, një situatë e rënduar, kur vështirësia për të ndërhyrë nga toka është e madhe.

Aktualisht vijon puna ku në terren ndodhen 30 efektivë të forcave të armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve, por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe te pyjores.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se forcat zjarrfikëse po luftojnë me flakët në një terren shumë të vështirë.

ërkohet ndërhyrja nga ajri, ndërkohë që me erën që rrit shpejtësinë mbas orës 12 përkeqësohet edhe më, pasi flakët përparojnë drejt Llogorasë

Top Channel